... Nami.al

Zv.presidenti i Parlamentit Evropian reagon për përplasjet në Tiranë: Dhuna policore ndaj protestuesve e papranueshme

“Dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme.” 

Kështu ka shkruar në rrjetet sociale zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian dhe eurodeputeti Nicolae Stefanuta, pas përplasjeve të sotme para Parlamentit mes protestuesve dhe policisë.

Ai ka ndarë pamjet e një videoje ku disa efektivë policie godasin një protestues të shtrirë në tokë.

Stefanuta ishte para pak ditësh në Tiranë ku mori pjesë në protestën e qytetarëve para kryeministrisë.  

“Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur simbolizon bashkimin e popujve.

Shqiptarët e meritojnë anëtarësimin në BE, por gjithashtu meritojnë shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë”, tha ai gjatë vizitës në Tiranë.