...
12 punonjës policie mbetën të dëmtuar në përplasjet e dhunshme me protestuesit gjatë protestës së zhvilluar për disa orë me radhë para Parlamentit të enjten, teksa zhvillohej seanca plenare.
18 personave u shoqëruan nga policia lidhur me incidentet dhe u shoqëruan në Komisariatin nr.1 dhe nr.4.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, pasi një grup prej tyre shkatërruan me mjete të forta një automjet policie.
Punonjësit e Policisë të dëmtuar gjatë protestës:
Genajd Shypheja, 32 vjeç, Forca “Shqiponja”;
Bashkim Qerana, 59 vjeç, Komisariati Nr. 2;
Arjel Xhexha, 24 vjeç, Komisariati Nr. 2;
Festim Kamberi, 53 vjeç, komandant grupi në Komisariatin Nr. 3;
Alma Rexhepaj, 22 vjeçe, Komisariati Nr. 1;
Dorjan Mena, 31 vjeç, Komisariati Nr. 5;
Sjedi Peposhi, 57 vjeç, Komisariati Nr. 5;
Daniel Pojani, 20 vjeç, Komisariati Nr. 3, dëmtim në dorë;
Joan Trungu, shef seksioni te Shqiponjat;
Andi Pelivani, 33 vjeç, efektiv te Shigjetat;
Ermal Çeku, 29 vjeç, efektiv te Shigjetat;
Elmas Guri, 34 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr. 1.