...
Amarildo Islamaj, 32-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë në aksidentin pranë fshatit Pojskë, e kishte vjedhur automjetin që drejtonte.
Sipas burimeve, ai e kishte gjetur makinën me çelësat e vendosur brenda, në fshatin Leshnicë dhe është larguar.
Por, vetëm pak minuta më pas, u aksidentua në aksin Pogradec-Qafë Thanë dhe nga lëndimet e marra, humbi jetën në spital.
Komisariati i policisë Pogradec ka marrë edhe deklarimet e pronarit të mjetit i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës, ndërsa nga hetimet rezultoi që ishte 32-vjeçari nga Vlora hajduti i makinës.