... Nami.al

Vendimi i papritur i Qeverisë: 50 mijë lekë të vjetra bonus për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një vendim të rëndësishëm për të gjithë pensionistët, duke dhënë për herë të parë një “bonus vere”, në masën e 5 mijë lekëve të reja apo 50 mijë lekëve të vjetra.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja Delina Ibrahimaj, në një komunikim me gazetarët nga selia e Këshillit të Ministrave, duke njoftuar të gjithë pensionistët se shpërndarja e bonusit fillon nga nesër, datë 1 Korrik.

“Duke parë performancën e ekonomisë, 5 mujorin e parë të vitit, por dhe performancën e të ardhurave që janë mbledhur shtesë nga institucionet, ne vendosëm sot që të akordojmë një bonus për pensionistët. Ky do të jetë bonusi i verës me vlerë 5 mijë lekë”, u shpreh ajo.

Më tej, ministrja Delina Ibrahimaj tha se përfitues do të jenë të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe nga nesër, ata do të kenë mundësi të tërheqin bonusin e verës në qendrat e shpërndarjes së pensioneve.

“Do të akordohet për 777.200 qytetarë. Efekti financiar është 3.7 miliardë lekë dhe mbulohet i gjithë numri i përfituesve të pensioneve. Ne do të vazhdojmë të kemi një vëmendje të veçantë dhe të shtuar te të ardhurat e pensionistëve”, vijoi ajo.