... Nami.al

Marjana Koçeku ftohet në Parlamentin Europian për protestat e Tiranës

Deputetja e dalë nga radhët e socialistëve në Qarkun e Shkodrës, e cila vendosi të largohet nga PS dhe të jetë tashmë e pavarur, Marjana Koçeku, ka shkuar këtë të martë në Parlamentin Europian.

Ajo shkruan se është ftuar nga disa eurodeputetë për të diskutuar për protestat në Tiranë, por edhe korrupsionin dhe arbitraritetin e një pushteti, që sipas saj ka kaluar çdo kufi.

“Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë.

Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shumta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi”, shkruan Koçeku.