... Nami.al

Aksidenti tragjik me 2 të vdekur dhe 15 të plagosur, furgoni vinte nga Berati

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Mësohet se furgoni i përket linjës Berat-Tiranë.

Në furgon raportohet se kanë qenë gjithësej 17 persona.

Për momentin nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Policia për identitetin e viktimave dhe të plagosurve, por edhe për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.