... Nami.al

Aksidentohet furgoni me pasagjerë në autostradën Tiranë-Durrës, dy prej udhëtarëve humbin jetën. Plagosen 15 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë, raportohet se dy pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës.

Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.