...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të hapë të martën garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Mandati i kryeprokurorit Olsjan Çela mbaron në dhjetor të këtij viti.
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të shpallë fillimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim
Në këtë mbledhje do të ketë dhe përfaqësues nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Delegacioni i BE dhe Programi OPDAT.
Prokurori i Përgjithshëm, ka mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.