... Nami.al

Mbahet gjyqi në GJKKO, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të pranishëm në seancë

Në GJKKO po mbahet seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Të dy ndodhen në seancë, ndërsa avokati i Kryemadhit, Redi Llanaj nuk është lejuar të futet në gjyq pasi nuk pranon që t’i kontrollojnë çantën.

Në seancë, avokati i Metës, Kujtim Cakrani po kundërshton akuzat e ngritura nga SPAK.

Avokati Kujtim Cakrani: Luftën politike nuk mund ta materializosh në akuzë, pa sjellë një fakt apo një dokument. Pse nuk është bërë një analizë financiare ndaj Metës në atë periudhë në 2009. Akuza për korrupsion për CEZ-DIA nuk qëndron. Mesazhi “deri nesër më duhen 200”, nuk gjendet në dosje fare. Është cenuar rëndë Kushtetuta, nëse do vendosësh nën përgjim një deputet të Republikës duhet vendim. Në 2009 Meta nuk ka pasur funksion publik. Prokuroria me veprimet dhe mosveprimet e saj, një mesazh ku është përgjuar një deputet pa vendim gjykate, organi i procedurës ma sjell këtu, mendoj se është shkelje ligji. Jemi të pafajshëm sa i përket çështjes së CEZ-DIA.