...
Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta pas orarit të njoftuar 08:30.
Në mbledhje Rama ka kërkuar nga drejtuesit politik dhe ministrat që të jenë pranë qytetarëve me shqetësimet që ata kanë. Po ashtu ka komentuar edhe protestën duke thënë se është një luftë digjitale të cilën nuk e luftojmë dot.
Pas mbledhjes, Rama shihet i shoqëruar me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla me të cilit pati një komunikim të shkurtër përpara se të largohej me makinë.
Ai nuk dha një komunikim për mediat ku thjesht i përshëndeti dhe u largua për takimin e radhës. Pas mbledhjes me drejtuesit politik, Rama do të takohet edhe me kryebashkiakët. Takimi do të mbahet në orën 09:30, tek ish-hoteli “Dajti” në Tiranë.
Mbledhja vjen pak ditë pas takimit të zgjeruar me grupin parlamentar dhe qeverinë, si dhe në një kohë kur prej më shumë se tre javësh në Tiranë po zhvillohen protesta ku kërkohet dorëheqja e tij.