...
Vetëm 4 ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ditën e nesërme në orën 08:30 drejtuesit politikë të qarqeve.
Burime për mediat bëjnë me dije se takimi i ditës së nesërme është planifikuar të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste.
Deri më tani tema e diskutimit nuk është zbuluar akoma, por dyshohet që në qendër të mbledhjes të jetë protestimi i qytetarëve të cilët prej 24 ditësh kërkojnë një qeverisje të re dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.