... Nami.al

U arrestua duke blerë vota për zgjedhje, del sot para GJKKO Fredi Beleri

Kandidati fitues i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Bashkë me të para gjykatës pritet të dalë edhe Pandeli Kokaveshi. SPAK mendohet se do të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Më 13 maj, kur u dha masa e sigurisë, avokati i Fredi Belerit foli për mediat pas vendimit të Gjykatës së Vlorës. Avokati tha se akuza ishte politike dhe gjithçka ishte montim politik.