... Nami.al

Moti i keq mbërthen vendin, pezullohet lundrimi në Vlorë

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar për shkak të përkeqësimit të motit në Vlorë.

Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Sipas njoftimit zyrtar, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 17 maj.