...
Avokatët e Jamarbër Malltezit, Antoneta Sevdari dhe Klodian Skënderi, do të depozitojnë në Apelin e GJKKO një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.
Malltezi u la të hënën në burg nga Gjykata e Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Malltezi u arrestua mbrëmjen e të shtunës në Rinas. Arrestimi u bë me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Në pranga u vu edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.