... Nami.al

SPAK trondit kampin blu, Meta në mbrojtje të Berishës: Drejtësi me regji!

Kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta, reagon pas zhvillimeve dramatike nga kampi blu.

Meta del ne mbrojtje te Sali Berishes dhe thekspn drejtesia me regji ka ndermarre vepime antikushtetuese.

Reagimi i Metes:

Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë, kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjera qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.