... Nami.al

E rëndë në Shijak/ 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon! (Dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri)

Një 21-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në një poligon, ku i riu me inicialet S. K., banues në Shijak, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.