... Nami.al

Fraksioni i dosjes “Veliaj” – Elman Abule dënohet me 4.8 vite burg, Fatmir Bektashi shpallet i pafajshëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të enjte vendimin për fraksionin e dosjes “Veliaj”, i cili u nda për t’u gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

GJKKO ka dënuar biznesmenin Elman Abule me 7 vite burg, dënim i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, reduktohet në 4 vite e 8 muaj burg.

Abule akuzohet për pastrim parash, pasi sipas SPAK, përmes kompanisë së tij “Rametal” janë qarkulluar para drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën.

Ndërkohë, shoqëria “Rametal” SHPK është dënuar me 18 milionë lekë gjobë, shumë e cila, për shkak të gjykimit të shkurtuar, reduktohet në 12 milionë lekë. Gjoba duhet të paguhet brenda një afati prej 6 muajsh.

Në të njëjtën çështje, gjykata ka vendosur pafajësinë për biznesmenin Fatmir Bektashi dhe shoqërinë “Kontakt” SHPK.

Ndërsa ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka u dënua me 200 mijë lekë gjobë.

Ky vendim i GJKKO-së lidhet me fraksionin e dosjes së SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u nda për gjykim të shkurtuar dhe përfshinte tetë persona dhe tri shoqëri tregtare.

Vendimi i sotëm përcakton përgjegjësinë penale për të pandehurit dhe subjektet tregtare të përfshira në këtë fraksion të çështjes.

Vendimi

1- Elman Abule shpallet fajtor per pastrim parash me shume se nje here ne bashkepunim. Denohet me 7 vite burgim/ me gjykim te shkurtuar 4.8 vite

2- Fatmir Bektashi i pafajshem, hiqet masa detyrim paraqitje

3-Ina Goxhaj shpallet fajtore per korrupsion aktiv dhe pastrim parash, denohet me 7 vite/ gjykim i shkurtuar 4.8 . Pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe kalon ne sherbim prove per 5 vite

4- Klotilda Bushka shpallet fajtore, dënohet me gjobë me 200 mije leke me gjykim te shkurtuar

5- Adela Kondakçiu shpallet fajtore per pastrim parash, denohet 7 vite, me gjykim te shkurtuar 4.8. Perjashtohët nga denimi si bashkepunetore e drejtesise.

6-Fatjon Baçi shpallet fajtor denohet me 5 vite gjykim i shkurtuar 3.4 vite, kalon ne sherbim prove 4 vite.

7- Flutura Xhani e pafajshme

8- Frosina Bollo  fajtore 1 vit burg/ 8 muaj gjykim i shkurtuar. Sherbim prove dhe kjo

Kompanitë

1- Shoqëria Rametal 18 mln lekë, 12 mln me shkurtim

2- Shoqëria Kontakt  pafajësi

3- OJF Frobolus 500 mijë, 340 mikë

SPAK kur shpalli pretencën kërkoi:

1- Elman Abule 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4.8 vite

2- Fatmir Bektashi 1 vit burgim, 8 muaj punë me interes publik

3-Ina Goxhaj 7 vite, 4.8 vite, kërkohet pezullim i ekzekutimit të dënimit dhe shërbim prove 5 vjet

4- Klotilda Bushka, 600 mijë lekë gjobë, ulet në 400

5- Adela Kondakçiu 7 vite burg, 4.8 vite, përjashtim nga vuajtja e dënimit

6-Fatjon Baçi 5 vite, 3.4, pezullim shërbim prove

7- Flutura Xhani 60 mijë lekë, me ulje 40 mijë

8- Frosina Bollo 1 vit, konvertim 8 muaj shërbim prove

Kompanitë

1- Shoqëria Rametal 18 mln  

2- Shoqëria Kontakt 800 mijë lekë

3- OJF Frobokus 500 mijë lekë gjobë