Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit mbremjen e sotme, ku një 17-vjeçar ka goditur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i.
Bëhet me dije se, pas konfliktit me fjalë, 17-vjeçari G.A. ka goditur me thikë 29-vjeçarin B.M. dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, janë konfliktuar shtetasit B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç.
Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar
