SPAK ka propozuar që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të vijojë përmes videokonferencës, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë për t’u paraqitur fizikisht në sallën e gjyqit.
Propozimi është paraqitur nga prokurori Altin Dumani, ndërsa avokati i Veliajt ka shprehur dakordësinë për zhvillimin e seancave në distancë. Megjithatë, ai ka kërkuar që fillimisht të konsultohet me klientin e tij për këtë çështje.
Për këtë arsye, seanca e parashikuar për sot është shtyrë dhe gjykimi do të vijojë më 15 dhjetor.
Propozimi i SPAK pritet të diskutohet në vijim të procesit gjyqësor, ku gjykata do të shqyrtojë mënyrën e zhvillimit të seancave në kushtet e pamundësisë së Veliajt për të qenë fizikisht i pranishëm.
