Prokuroria e Beratit ka sekuestruar 14 pasuri në pronësi të Donald Lavdarit dhe familjarëve të tij, pasi dyshohet se janë blerë me të ardhura të siguruara nga trafiku i lëndëve narkotike.
Sipas Prokurorisë, Lavdari është dënuar në Greqi dhe Spanjë për trafik droge.
Nga hetimet pasurore dyshohet se paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në qytetin e Poliçanit, ku ai dhe familjarët e tij kanë blerë dyqane, apartamente dhe automjete.
Ai dispononte edhe disa aktivitete private, kryesisht në fushën e tregtisë ushqimore, bareve, kafeneve dhe fast food-eve.
Njoftimi i Prokurorisë Berat:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshm, Berat, u sekuestruan pasuritë e shtetasit D.L., dhe personat e lidhur me të, i dyshuar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.963, të vitit 2018, dhe referimit pasuror mbi të, rezultoi se shtetasi D.L., është përfshirë në veprimtari kriminale jashtë shtetit e kryesisht në Spanjë dhe Greqi në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike për të cilën ky shtetas është hetuar (dënuar) nga autoritetet e drejtësisë së këtyre shteteve, për konsumimin e veprës penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat dyshon se me të ardhurat e siguruara nga veprimtaria kriminale, ky shtetas ka investuar në Shqipëri në qytetin e Poliçanit ku jeton, me blerjen e objekteve dyqane, apartamente për vete dhe familjarët si dhe në blerjen e mjeteve të markave të ndryshme. Ai disponon gjithashtu edhe aktivitete private kryesisht në fushën e tregtisë ushqimore, ”Bar-Kafe”, ‘Ushqim i shpejtë”, etj.
Shtetasi D.L. ndodhet në Spanjë që nga viti 2017, ku në bazë të informacioneve rezulton i ndaluar nga organet e drejtësisë Spanjolle për veprën penale Trafikimit të Lëndëve Narkotike.” Nga Analiza Financiare për periudhën 2005 – 2016 rezulton se të ardhurat dhe burimet financiare të dokumentuara të D. L. dhe familjarëve të tij nuk rezulton mjaftueshëm për të mbuluar përdorimet financiare të evidentuara.
Sa më sipër, duke qenë se shtetasit D.L. ka kryer veprimtari kriminale në kundërshtim me ligjin dhe vendosja e sekuestros për pasurive të paluajtshme është e domosdoshme, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të shtetasit D.L. dhe familjarëve të tij:
– ZK 3019, volum 10, nr. Pasurie 3/175-N2, me status regjistrim i përkohshëm, në pronësi të shtetasit D.L.;
– ZK 3019, volum 7, nr. pasurie 11/75+1-9, në pronësi të shtetasit D.L.;
– ZK 3019, volum 7, me status regjistrim i përkohshëm në Z.V.R.P.P Berat;
– ZK 3019, volum 7, nr. pasurie 11/75-1-9, me status aktiv në Z.V.R.P.P Berat;
– ZK 3019, vol 17, nr.pasurie 12/201-N8 me status regjistrim i përkohshëm;
– ZK 3019, vol 17, nr. pasurie 12/200-2+9 me status regjistrim i përkohshëm;
– ZK 3019, vol 5, faqe 48, nr. pasurie 12/206-2+9 me status regjistrim i përkohshëm;
-ZK 3019, vol 10, faqe 45, nr. pasurie 12/206 me status regjistrim i përkohshëm;
– ZK 3019, vol 16, nr. pasurie 12/206-N17 me status aktiv;
-ZK 3019, vol 10, faqe 45 me numër pas 12/206 me regjistrim të përkohshëm në Berat;
– Sipërfaqe 48(dyzet e tete) në Skrapar, në ZK 3019;
– Apartament me sipërfaqe prej 66 m2, në Skrapar;
– Automjet i markës Mercedes Benz në pronësi të shtetsit D.L.; dhe
– Automjet i markës, Mercedes Benz, E270CDI.
