Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve tavan të karburanteve në vend. Duke nisur nga ora 17:30 e kësaj të marte, 17 nëntor, nafta do të tregtohet me çmim maksimal 207 lekë për litër, ndërsa benzina me 164 lekë për litër.
Vendimi është bërë publik nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili ka njoftuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën, benzinën dhe gazin e lëngshëm.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës me pakicë ulet nga 210 në 207 lekë për litër, ose 3 lekë më pak krahasuar me vendimin e mëparshëm të Bordit të Transparencës.
Benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 164 lekë për litër, nga 165 lekë që ishte më parë.
Ndërkohë çmimi i shitjes me pakicë i gazit, duhet të jetë 70 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 58 lekë/litër.
