Një aksident i rëndë është regjistruar përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ku një automjet është përplasur me një fadromë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lula, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, në afërsi të Novoselës.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
