... Nami.al

Shteti Bektashi? Rama: Po punojmë për krijimin e tij, le të shohim ku do të mbërrijmë

Kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë punimeve të Forumit të Paqes në Paris mbi projektin për krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri.

Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë ka konfirmuar se puna për këtë nismë vijon, duke theksuar se mbetet për t’u parë zhvillimi i mëtejshëm i saj.

“Po punojmë për Shtetin Bektashi dhe le të shohim se ku do të mbërrijmë,” u shpreh shkurtimisht Rama nga Parisi.