... Nami.al

“Edhe në Hënë të më internojnë, unë s’ndalem” – Veliaj video me AI nga burgu: Ja vendimet që miratova sot

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar një video të bërë me inteligjencë artificiale, ndërsa ndodhet në burgun e Fierit.

Ai thotë se vazhdon punën dhe ka miratuar disa projekte ditën e sotme, pavarësisht faktit se e kanë rrëmbyer.

Postimi i Veliajt

Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!

Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130!

Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!

Këto janë kopshtet e çerdhet që kam miratuar sot:

Nj. 9, Kopsht, Don Bosko, 150 fëmijë

Nj. 12, Kopsht, Fresku, 150 fëmijë

Nj. 13, Çerdhe, Kodra e Diellit, 50 fëmijë

Nj. 9, Çerdhe, Don Bosko, 100 fëmijë

Nj. 13, Çerdhe, Liqeni i Thatë, 50 fëmijë

Nj. 9, Çerdhe, Stracioni i Trenit, 100 fëmijë

Petrelë, Kopsht, Daias, 16 fëmijë

Dajt, Kopsht, Tufinë, 33 fëmijë

Nj. 12, Kopsht, Sh. 17 Shkurti, 122 fëmijë

Nj. 1, Kopsht, Tregu Elektrik, 120 fëmijë

Nj. 7, Çerdhe, Fusha Aviacionit, 100 fëmijë

Nj. 7, Çerdhe, Dogana, 100 fëmijë

Nj. 7, Kopsht, Zogu i Zi, 150 fëmijë

Nj. 14, Çerdhe, Yzberisht, 100 fëmijë

Nj. 14, Çerdhe, Astir, 100 fëmijë