... Nami.al

“Një nga ditët më të këqija” Trump fajëson demokratët pas rënies së tregjeve: Janë goditur planet e pensioneve

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rënies së fortë të tregjeve të aksioneve, duke fajësuar demokratët për humbjet pas rezultateve të zgjedhjeve.

Në një reagim në platformën Truth Social, Trump e cilësoi atë si një nga ditët më të këqija në historinë e tregut të aksioneve dhe tha se rënia ka goditur edhe planet e pensioneve të qytetarëve amerikanë.

“Tregu i aksioneve pati një nga ditët më të këqija në histori pas rezultateve të zgjedhjeve. Është vërtet e trishtueshme ta shohësh këtë!. U desh një përpjekje e jashtëzakonshme për të arritur lartësi të papara, dhe pastaj ndodhi kjo. Si rezultat, planet tuaja të pensioneve kanë marrë një goditje. Mos harroni: ky nuk është faji i republikanëve, është faji i demokratëve budallenj”, sulmoi presidenti i SHBA-së.

Por pavarësisht kësaj, Trump premtoi se tregjet do të rimëkëmben dhe do të arrijnë nivele edhe më të larta.

“Por mos u shqetësoni: në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti do të kthehemi më të mëdhenj dhe më të fortë se kurrë. Le ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe!” shtoi ai