Këshilli i Ministrave ka miratuar mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin, duke akorduar një fond prej 5 milionë lekësh për trajtimin e tij.
Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.36, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erion Vishkulli, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.
2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
