... Nami.al

Shiu ‘qetëson’ protestën, të rinjtë “mësyjnë” lokalet në pritje të pushimit të shiut

Reshjet e shiut duket se kanë sjellë një qetësim të përkohshëm të protestës në Tiranë.

Pasdite ka pasur më pak njerëz të pranishëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Situata është e qetë, ndërsa protestuesit, për të shmangur qëndrimin në bulevard gjatë reshjeve, duket se i janë drejtuar lokaleve në zonë, në pritje për të dalë sërish në tubim.

Më herët, studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hedhur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë.