... Nami.al

Kreu vetëvrasje brenda automjetit, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit Eduart Shalsi

46-vjeçari, Ismet Habili i cili u gjet ditën e djeshme i vrarë brenda një automjeti në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ishte shoferi i deputetit socialist Eduart Shalsi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e shkuar, ku i ndjeri u gjet pa shenja jete. Fillimisht u dyshua për një atenatat. Sipas policisë, dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje.

Viktima, me origjinë nga Kavaja, nuk rezulton me precedent penal. Sakaq, arma me të cilën dyshohet se u vetëvra 46-vjeçari është gjetur brenda makinës, ndërsa pas të shtënës mësohet se makina ka qëndruar në vend. Plumbi është gjendur në pjesën e gojës dhe prej andej ka dalë në kokë.