Detaje nga ngjarja e rëndë në Kamëz që ndodhi në mesditën e sotme, ku raportohet se dy persona kanë humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores, ku Ngushëllim Manzi ka qëlluar me armë tre vëllezërve Selam, Nazmi dhe Shefqet Islamaj, pas një sherri mes tyre.
Dy të parët kanë humbur jetën, teksa i treti ka mbetur i plagosur.
Ende nuk dihen motivet e plota, teksa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet.
