... Nami.al

E pazakontë/ Forcat RENEA ‘rrethojnë’ Kryeministrinë (rastet me rrezikshmëri të lartë kur ndërhyjnë)

Forcat RENEA kanë mbërritur para Kryeministrisë.

Ata kanë krijuar një perimetër rreth këtij institucioni, ndërkohë, policia ka avancuar për të zmbrapsur protestuesit.  

Ardhja e forcave RENEA është e rrallë, pasi ata ndërhyjnë vetëm në aksione me rrezikshmëri të lartë.

Kur ndërhyn RENEA?

– Kapja e personave me rrezikshmëri të lartë: Për arrestimin e individëve të kërkuar për krime të rënda (vrasje, pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale, apo kur ka dyshime se janë të armatosur).

– Situata me pengje: Kur persona të armatosur marrin pengje dhe kërkohet negociatë ose ndërhyrje taktike e specializuar.

– Goditja e grupeve të armatosura ose trafiqeve të rënda: Gjatë operacioneve të shkallës së gjerë kundër krimit të organizuar ose trafikut të armëve dhe lëndëve narkotike, ku mbështetja e policisë së thjeshtë nuk mjafton.

– Mbështetje taktike dhe me rrezik: Kur strukturat e tjera të Policisë së Shtetit (si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë – FNSH) ose drejtoritë vendore kërkojnë ndihmë për shkak të fortifikimit të personave të dyshuar ose rrezikut të armëhapjes.