... Nami.al

Përplasja e Klevis Balliut me protestuesit, vjen reagimi i parë nga Berisha!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me incidentin e deputetit Klevis Balliu, mbrëmjen e të premtes, ku u dhunua nga disa protestues dhe u detyrua që të kalonte përmes Lanës, që ti drejtohej selisë së PD. 

Berisha shprehet se akte të tilla rrugaçërore janë frymësuar nga Rama, ndërsa u ka kërkuar deputetëve që të vijojnë të qëndrojnë në krahë të protestuesve.

Sali Berisha: Mos harro, ka rryma të ndryshme aty. Ka rryma të cilat janë absolutisht në funksion 24 orë mbi 24 orë me Policinë e Shtetit dhe Edi Ramën. Ju e dëgjuat aktin e rrugaçërisë ndaj deputetit Klevis Balliu, i cili që nga dita e parë e protestës është në protestë me studentët.

Çfarë ishte ajo që t’ua them unë ju?

Ajo u ndërmor nga një person që para syve të tij u bëri thirrje studentëve të largoheshin nga bulevardi. Thirrje të tillë bën me megafon policia që ta dini ju, kush ka qenë në protestë e ka parasysh. Dhe kur e pa që u kuptua, ndërmori aktin. Ai ishte me mision sigurisht, sepse Edi Rama u hakmor në mënyrë primitive për vezët që hëngri në Parlament. Po i them Edi Ramës se me rrugën e hakmarrjes mund të paguash çmimin më të tmerrshëm. 

Prandaj, hiq dorë nga hakmarrja! Pra, nuk përfaqëson asgjë nga studentët e vërtetë.