... Nami.al

Taulant Balla nxjerr disa mesazhe: Protestuesit kanë marrë porosi të marrin thika dhe të qëllojnë mbi punonjësit e Policisë

Taulant Balla ka nxjerrë disa mesazhe, që sipas tij po qarkullojnë mes studentëve në platforma online të komunikimit dhe që u bëjnë thirrje njëri-tjetrit të pajisen dhe me thika. 

“Çdo ndërhyrje e Policisë po shikohet me lupë dhe po i bëhet gjyqi menjëherë!

Po si duhet të sillet Policia me elementet kriminalë të maskuar si studenta?

Tek grupi i ëhatsup që tregoi ajo studentja mbrëmë kanë marrë porosi të marrin thika dhe të qëllojnë mbi punonjësit e Policisë së Shtetit.

POLICIA MERITON MBËSHTETJE”, shkruan Balla në Facebook-un e vet.