... Nami.al

BKH, kontroll në qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan.

Mes personave të izoluar në këtë institucion është edhe Orest Sota, si dhe Ergys Agasi, i arrestuar disa javë më parë për dosjen e AKSHI-t.

Gjatë kontrolleve janë gjetur disa telefona celularë brenda qelive të ndryshme.

Ende nuk ka informacione të detajuara mbi operacionin, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të dalin më shumë detaje.