... Nami.al

“Ore a iku në Amerikë ky, pse nuk e takon ambasadori i ri?” – Kryebashkiaku socialist thumbon Sali Berishën

Kryebashkiaku i Lezhë, Pjerin Ndreu, ka thumbuar Sali Berishën përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Ai i kujton atij ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA-ve, Eric Wendt, i cili raportohet se ka takuar disa deputetë të PD, por jo Berishën.

Ndreu e ironizon duke i kujtuar udhëtimin e para disa ditëve në Amerikë, ku u tha që është hequr “Non Grata”.

“La Civita e la jetim prapë”, thotë Ndreu ndër të tjera, duke kujtuar ish- këshilltarin e Trump që Berisha e solli vjet në Shqipëri për t’i udhëhequr fushatën zgjedhore.

“Ore a iku i ripërtërirë ky Saliu në Amerikë, çka ka ky ambasadori i ri i USA që nuk e takon?! 

Apo i dhanë një vizë me një thes me lekë me ndonjë lobim dhe i lanë njollën e përjetshme.

Se na la edhe ai LaCivita që kushedi sa miliona euro gllabëroi dhe i lanë targën Saliut tonë duke e lënë jetim prapë!

Aq qesharake u bë kjo histori, bashkë me ekzaltimin e militantëve miope sa skenari i një komedie do gajaste dynjanë dhe do bënte bujë ndërkombëtare! “, shkruante kryebashkiaku socialist i Lezhës në facebook-un e vet.