Eloida Goxhaj, Antoneta Sevdari dhe Afërdita Ndoi janë zgjedhur anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një nga institucionet kryesore të qeverisjes së sistemit të prokurorisë në Shqipëri, me kompetenca që lidhen me statusin dhe karrierën e prokurorëve.
Sipas KLP-së, zgjedhja e tre anëtarëve të rinj synon të garantojë vijimësinë e funksionimit të Këshillit dhe përfaqësimin e prokurorëve në organin kushtetues.
Tre anëtarët e rinj do të zëvendësojnë Sokol Stojanin, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, Ledina Rizën, përfaqësuese e prokurorive të apelit, dhe Zeqir Hodën, përfaqësues i prokurorive të shkallës së parë, të cilëve u ka përfunduar mandati.
