... Nami.al

O hajdut”/ Protestuesit i shkojnë Ramës poshtë zyrës, kryeministri i sheh nga makina

Aktivistja Arvina Lleshi ka përballur me thirrje e akuza kryeministrin Edi Rama teksa ky i fundit po dilte nga goditja e Kryeministrisë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, aktivistja e protestës që sot ka hyrë në ditën e saj të 126-të, i është drejtuar kreut të qeverisë me thirrjet: “O hajdut, u kalbsh në burg! O hajdut!”.

Sipas pamjeve të publikuara, Rama ka kthyer kokën drejt saj dhe më pas është futur në makinën e tij zyrtare.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit kanë pasur përballje të ngjashme edhe me figura të tjera të Partisë Socialiste, si Ulsi Manja, Erion Braçe, Zegjine Çaushi, Bledi Çuçi dhe Delina Fico.