... Nami.al

Asident i rëndë në Fushë Krujë, ndërron jetë një i ri egjiptian

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Larushkë, ku raportohet se ka humbur jetën një shtetas egjiptian. 

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi A4”, i drejtuar nga 18-vjeçari me iniciale M.S., është futur në një parakalim të gabuar.

Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i një automjeti Volkswagen, shtetasi K. C, rreth 44 vjeç, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend pasagjeri i automjetit, shtetasi egjiptian me inicialet E.A., 23 vjeç, i cili punonte si mekanik në një kompani private.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2026, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. C, rreth 44 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S, rreth 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij shtetasi egjiltian E. A, rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.