... Nami.al

Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt, vetëdorëzohet ish-bashkëshorti!

Pas më shumë se 6 muajsh në arrati, është vetëdorëzuar ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares nga Lezha që vrau veten.

Në pranga është vënë Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim që në mars të këtij viti.

Ai dyshohet se dhunoi ish-partneren e tij, Xhuana Nikollaj dhe për shkak të dhunës ajo konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.

Nga Komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Komisariati Lezhë, është bashkëpunuar me familjarët dhe avokatin e tij dhe është bëre i mundur dorëzimi i tij.

Ai ndodhet aktualisht në Lezhë dhe pritet të transferohet në Tiranë.