Është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj San Marinos.
Trajneri Rolando Maran ka lënë jashtë Ramadanin e Pilon të ndëshkuar me të verdhë ndaj bjellorusëve, dhe në vend të tyre ka aktivizuar Shehun e Mitajn.
Ndërkohë, në sulm janë Mehmeti e Uzuni në vend të Hoxhës dhe Seferit, kurse surpriza e madhe është aktivizimi i debutuesit Sina në mbrojtje me Hysajn i cili e nis nga stoli.
Ndeshja ndaj San Marinos është e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Shqipëria e nisi me fitore ndaj Bjellorusisë.


