... Nami.al

Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana

Komisioni Europian deklaroi në një konferencë për shtyp se të mërkurën, 30 shtator, Presidentja Ursula von der Leyen do të nisë nga Tirana turin e saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen do të takojë së pari Presidentin Bajram Begaj e më pas kryeministrin Edi Rama.

Kjo vizitë vjen pasi Ursula von der Leyen deklaroi se do të paraqesë një afat kohor konkret për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi. 

Komisioni Europian është gati që të mbështesë zyrtarisht përmbylljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në vitin 2027.

Të enjten, Presidentja e Komisionit Europian do të vijojë turin e saj rajonal në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti. Më pas, ajo do të udhëtojë në Podgoricë, e me pas në Shkup.

Vlen të përmendet se Von der Leyen ka shtyrë për një datë të mëvonshme vizitat në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme. Edhe nderimet që u mbajtën në të dyja vendet në nder të kriminelit të luftës Ratko Mladić mund të kenë ndikuar gjithashtu në këtë vendim të kreut të Komisionit Europian.