... Nami.al

“SHISH ka përgjuar gazetarët” – Berisha: Vlora Hyseni do shantazhojë edhe prokurorët dhe gjyqtarët e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se SHISH ka përgjuar edhe gazetarët.

Berisha u shpreh se sulmi verbal i Hysenit ndaj reporteres së News24, duke aluduar për takime të sajat me agjentë serbë në Tiranë, është shpifje dhe hakmarrje e ish-shefes së SHISH.

Për më shumë, Berisha u shpreh i bindur se nën drejtimin e Vlora Hysenit, Shërbimi Informativ Kombëtar ka përgjuar në mënyrë të vazhdueshme gazetarë.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, të njëjtin fat mund të kenë patur dhe prokurorët e gjyqtarët e posaçme, të cilët rrezikojnë të përballen me shantazhin e ish-drejtueses së Shërbimit Sekret të vendit.

“Që SHISH-i ka patur në përgjime gazetarë, e kam denoncuar para jush shumë herë, por unë e konstatova se kjo nuk u pëlqej gazetarëve.

Që ish-shefja e Shërbimit t’i përgjigjet gazetares në atë mënyrë, dëshmon vetëm se është një hakmarrëse e vërtetë dhe së dyti shpif për një gazetare që sulmon atë dhe padronin e saj.

Kjo në këtë rast përdor postin për të bërë shantazh ndaj gazetarëve dhe ky është problem i madh, se kjo do të shantazhojë dhe prokurorët e gjyqtarët”, tha Berisha.