... Nami.al

Miratohen projektligjet, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën

Pas rikthimit në parlament, kryetari Peleshi sinjalizoi kalimin menjëherë në votim dhe u miratuan të gjitha ligjet e propozuara.

Pas Votimit seanca u mbyll menjëherë, sërish mes tensionit dhe zhurmës së krijuar nga opozita.

Ligjet e propozuara: Projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”.