... Nami.al

Dënimi me 81 vite burg i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Ramush Haradinaj!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me dënimin, në total me 81 vite burgim, të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja në Hagë.

Në një video të publikuar në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se vendimi i sotëm i gjykatës është i papranueshëm dhe i padrejtë, ndërsa tha se beteja duhet të vazhdojë dhe të fitohet në shkallën e dytë të gjykimit.

Po ashtu, kreu i AAK-së u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë qetësi, pasi, sipas tij, nëse ka trazira, ndihmohen armiqtë.

Haradinaj: Shqiptarë, kudo që ndodheni, vendimi i sotëm i gjykatës është i papranueshëm dhe i padrejtë.

UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare. Beteja me drejtësinë duhet të vazhdojë dhe të fitohet në shkallën e dytë, jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës, këtë vendim dënues.

Qytetarë të Kosovës, shqiptarë, Kosovën ta ruajmë.

Për Kosovën dhamë jetë, është gjëja më e çmuar e kombit tonë. I ndihmojmë armiqtë nëse dëmtojmë pronën tonë dhe në çfarëdo mënyre tjetër.