... Nami.al

Shtyhet kërkesa e Metës, për lirimin nga qelia

Seanca për kërkesën e Ilir Metës, që të ndryshohet masa e sigurisë ndaj tij, është shtyrë.

Ajo pritej të mbahej pasditen e kësaj të hëne, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Kjo, për shkak se trupa gjykuese mungonte.

Seanca për kërkesën e Metës, është shtyrë të mbahet ditën e nesërme, në orën 10:00.

Kreu i Partisë së Lirisë kërkon që të dalë nga qelia dhe të gjykohet në gjëndje të lirë.