... Nami.al

Alarmoi policinë për bombë në shkollë, Jatagani postoi video: Ja të shohim për sa vjen patrulla për terrorizëm!

Armand Jatagani është personi i arrestuar për alarmin e rremë për bombë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Para arrestimit, Jatagani kishte publikuar video në rrjetin e tij social ku bënte me dije se kishte njoftuar policinë për bombë dhe më tej shprehej se po priste para shkollës për të parë sesa shpejt do të mbërrinin efektivët.

“Jam tek shkolla për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë se për sa do të vijnë. Ju bëj thirrje që çdo prind të bëjë të njëjtin veprim për të mbrojtur fëmijën e vetë. Tani të shikojmë për sa vjen patrulla për terrorizëm. Trafik nuk ka rrugët janë bosh”, shprehej 47 vjeçari mes të tjerash.