...
Një çantë e dyshimtë është konstatuar në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme, duke alarmuar policinë.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje janë thirrur ekspertët për të verifikuar përmbajtjen e çantës dhe për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm.
Pas kontrollit, është konstatuar se çanta ishte bosh dhe nuk përbënte rrezik.
Pavarësisht rezultatit, autoritetet kanë zbatuar protokollin e sigurisë dhe kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e situatës.