... Nami.al

Java nis me temperatura të larta në të gjithë vendin

Edhe për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. 

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e orë të plota me diell.

Temperaturat maksimale variojnë në 32-38 gradë Celsius.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.