... Nami.al

Atletico shkakton surprizën në çerekfinalet e Champions, mposht pastër Barcelonën në “Camp Nou”

Atletico Madrid arriti një fitore të madhe 2-0 ndaj Barcelonës, në “Camp Nou”, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve të Champions League.

Katalanasit u treguan kërkues, por jo konkretë në fazën sulmuese, duke pësuar humbjen e parë pas 10 ndeshjesh ndaj Atleticos në të gjitha kompeticionet.

Barcelona mbeti me 10 lojtarë në minutën e 44-t, pas daljes me karton të kuq të qendërmbrojtësit Cubarsi pas ndërhyrjes së gabuar si mbrojtës i fundit.

Nga ai moment, filloi edhe “malorja” për djemtë e Hansi Flick. Golat për Atleticon u shënuan nga Julian Alvarez në minutën e 45-të, ndërsa për të dytin mendoi norvegjezi Sorloth, i cili e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70-të.

Kjo fitore e Atletico Madrid ishte e para në “Camp Nou” që nga viti 2006, duke i vendosur ata në një pozicion shumë të favorshëm përpara ndeshjes së kthimit