... Nami.al

Njësia e Antiterrorit pajisjet me dronë amerikanë të teknologjisë së fundit

Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po forcon kapacitetet e saj operacionale përmes pajisjes me dronë amerikanë të teknologjisë së fundit.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila thekson se këto mjete të avancuara, të pajisura me imazhe termike, do të rrisin ndjeshëm aftësinë e forcave të rendit për monitorim të vazhdueshëm, ditë dhe natë, në funksion të mbrojtjes së kufijve dhe identifikimit të elementëve të dhunshëm.

“Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan. Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm”, njofton ambasada amerikane.