... Nami.al

“Klasikja” e Champions dhuron spektakël, Bayern mposht Realin në “Bernabeu”

Ndeshje spektakolare mes Real Madrid dhe Bayern Munchen. E vlefshme për çerekfinalet e Champions League, “Klasikja” europiane nuk zhgënjeu.

Pjesa e parë pa një Bayern dominues, por që e gjeti golin vetëm në fund të fraksionit të parë me Luis Diaz, ndërkohë që Mbappe dhe Vinicius u ndalën nga një Manuel Neuer fantastik.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol të Bayern, me Kane që dyfishoi shifrat dhe vuri ndeshjen nën kontroll.

Më pas, Neuer vijoi të priste gjithçka që i vinte, derisa nga fare afër Mbappe arriti të shënonte golin e vetëm të Realit.